YouTube me një program për heronjtë e saj

11:39 | 22 Shtator 2016
Arbresh.info

Të gjithë e dinë që puna e moderatorëve me komentet është pjesa më e lodhshme për YouTube, por tani kompania po kërkon ndihmën tuaj për t’i mbajtur gjërat në rregull me anë të një programi të ri të quajtur “YouTube Heroes”.

Praktikisht, ai është një komunitet ku njerëz të ndryshëm mund të kontribuojnë vullnetarisht me moderimin në platformë. Programi është i ndarë në nivele të ndryshme dhe ju fitoni pikë duke shpërndarë eksperiencë dhe duke ndihmuar moderatorët. Në nivelin e dytë ju mund të bashkëbisedoni me ‘heronj’ të tjerë dhe të merrni pjesë në seminare. Në nivelin e tretë fitoni të drejtat për të fshirë komentet e videove. Në nivelin e katërt mund të bisedoni direkt me anëtaret e skuadrës së YouTube dhe në nivelin e pestë që është niveli më i lartë fitoni privilegjet e plota të një moderatori në YouTube, përcjell arbresh.info.

Programi ofrohet ‘kudo ku gjendet YouTube’ dhe mund të regjistroheni që tani për t’u bërë një nga heronjtë e YouTube në:  https://support.google.com/youtube/answer/7124236?hl=en/arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=Wh_1966vaIA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme