Martohen xhuxhët që u njoftuan në xhirimin e filmit ‘Borëbardha’ (Foto)

10:33 | 22 Shtator 2016
Arbresh.info

Laura Whitfield dhe Nathan Phillips nga Sunderland i Anglisë, të cilët ishin njoftuar gjatë xhirimit të filmit ‘Borëbardha’, janë martuar në një ceremoni madhështore.

Dhëndri 37-vjeçar ka veshur kostume ngjyrë gri, kurse nusja tij 11 vite më e re, ka shkëlqyer në fustan të bardhë me dantella dhe perla.

Megjithëse të dy janë xhuxhë, ceremonia e tyre është zhvilluar normal në mesin e shumë familjarëve dhe miqve.

martohen-xhuxhet-qe-u-njoftuan-ne-xhirimin-e-filmit-borebardha-foto-2

“Kur u njohëm ishim shumë të lumtur dhe kurrë nuk kam menduar se do të përfundojmë kështu. Është si një prralle e bërë realitet”, ka thënë Laura e cila është aktore e shfaqjeve.

martohen-xhuxhet-qe-u-njoftuan-ne-xhirimin-e-filmit-borebardha-foto-3

“Ishim pjesë e shfaqjes Borëbardha dhe shtatë xhuxhët, ai luante ‘idhnakun’ kurse unë isha ‘i qulluri’. Kështu filloi historia jonë e dashurisë.”

martohen-xhuxhet-qe-u-njoftuan-ne-xhirimin-e-filmit-borebardha-foto-4

Madje, në ceremoni ka qenë edhe i biri tyre që ka dy vjet e gjysmë, për të cilin kishte pasur shumë pak shpresë se do të shpëtojë gjallë, shkaku se ka lindur i sëmurë.

martohen-xhuxhet-qe-u-njoftuan-ne-xhirimin-e-filmit-borebardha-foto-5

Nathan Junior i cili është i vetmi fëmijë në Britani të Madhe, që vuan nga dy lloje çrregullimesh fizike të trashëguara nga prindërit, tani ka shëndet të plotë, trasnmeton Telegrafi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme