Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me ftesë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, po merr pjesë në aktivitetin shkencor promovues me rastin e dhënies së çmimit special “Europa Nostra” 2016 për projektin shkencor “Eposi shqiptar drejt programeve të UNESCO-s”.
Këtë projekt e ka financuar MAShT dhe rëndësia e tij është shumë e madhe për njohjen e traditës së kërkimit epik dhe për promovimin e vlerave që ka eposi shqiptar për trashegiminë kulturore jomateriale.
Sipas njoftimit për media, ministri Bajrami uroi për këtë çmim dhe për përkushtimin e tyre të gjithë ata që kanë punuar në këtë projekt shkencor dhe theksoi se çmimi special “Evropa Nostra” ka rëndësi të vëçantë, sepse Eposi i Kreshnikëve për herë të parë vlerësohet në shkallë evropiane.
Bajrami, ndër të tjera tha se, kjo pasuri e madhe poetike shqiptare duhet të jetë e mbrojtur nga UNESCO-s, pra duhet të renditet si një nga vlerat e trashëgimisë botërore të njerëzimit.
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...