Google ADS

Hakohet për herë të parë një makinë Tesla

11:58 | 21 Shtator 2016
Arbresh.info

Makinat autopilot kanë shumë avantazhe, por gjithashtu përballen edhe me rrezikun e ndërhyrjes në sistemin e kontrollit nga piratët kibernetikë.

Dy punonjës të sigurisë kompjuterike në kompaninë kineze Tencent kanë mundur të sigurojnë kontrollin e një makine të tillë Tesla Model S. Sapo kanë arritur të futen në sistemin e saj, ata kanë lajmëruar menjëherë kompaninë Tesla për praninë e problemit në makinën e tyre dhe i kanë adresuar në zgjidhjen e tij.

Ky ishte edhe rasti i parë i piratimit të një makine automatike dhe grupi tha se nuk kishte pasur nevojë të kishte kontakt fizik me makinën për të çkyçur derën, apo për të hapur ekranin e saj, për ta manipuluar sistemin. Gjithçka ata e kishin bërë nga kompjuteri i tyre.

Vetëm pas 10 ditësh, Tesla mundi ta rregullonte problemin e sigurisë së makinës së saj.

Në një koment mbi këtë Tesla tha:

“Brenda 10 ditëve nga marrja e këtij raporti, Tesla ka vendosur një përditësim të ri për programin, i cili trajton problemet e mundshme të sigurisë. Problemi me makinën u shkaktua vetëm për shkak të një rrjeti Wi-Fi ‘të infektuar’ që ndodhej afër saj dhe sipas vlerësimit tonë rreziku për konsumatorët ishte shumë i vogël. Në kemi ekipin e sigurisë të cilët testojnë sigurinë e produkteve tona dhe rregullojnë defektet e mundshme. E përgëzojmë ekipin hulumtues për demonstrimin e sotëm dhe kemi në plan t’i shpërblejmë ata për te kurajuar kështu këto lloje studimesh mbi sigurinë.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme