Google Drive mund të kërkojë ashtu si dhe Google

11:44 | 21 Shtator 2016
Arbresh.info

Google i ka dhënë aplikacionit Drive një përditësim i cili i mundëson atij të realizojë kërkime ashtu si edhe Google.

Si fillim, Drive përmban procesimin në një gjuhë të thjeshtë për shembull ju mund të kërkoni me fjalë të tilla si “gjej prezantimin tim nga muaji i kaluar” apo “më trego dokumentet e Borisit,” dhe Drive do t’ju ndihmojë t’i gjeni të dhënat e kërkuara. Ai jo vetëm që paraqet në mënyrë automatike rezultatet, por riformulon gjithashtu një pyetje më specifike nën opsionin “Do you mean?” ashtu si dhe në Google, që do t’ju ndihmojë t’i gjeni më lehtë gjërat për të cilat kërkoni.

Ka edhe disa veçori të tjera në përditësim. You mund t’i ndani dokumentet në kolona në menynë ‘Format’, si dhe kur të ngarkoni një dokument nga një aplikacion tjetër, Google do të ruajë një kopje origjinale të tij. Përditësimi ka filluar të përhapet tashmë gjerësisht./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme