iPhonët e Apple janë shitur gjithmonë me çmime premium dhe qëndrojnë dukshëm më lart se ato të Android. Por sa është në të vërtetë kostoja e prodhimit të një iPhoni, dhe sa përqind fiton Apple nga ai?
Nga një vlerësim që iu bë modelit iPhone 7 32GB, u llogarit se kostoja reale e të gjithë komponentëve përbërës të tij ishte 220 dollarë. Kjo ishte kostoja e modelit bazë, pra ai me çmimin më të lirë që ofron Apple, përcjell arbresh.info
Komponenti më i shtrenjë është ekrani i cili vlen 43 dollarë, i ndjekur nga modemi Intel dhe çipe të tjerë që vlejnë 33 dollarë dhe sistemi i çipeve A10 Fusion 26.90 dollarë. Këto janë çmimet individuale të përbërësve, shumicën nga të cilët Apple mund ti ketë blerë me zbritje.
220 dollarë nuk është kostoja totale e prodhimit të një iPhoni, por vetëm e pjesëve përbërëse të tij, pasi procesi i montimit, dizajni dhe marketingu kanë kosto të tjera shtesë./arbresh,info
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel ...
Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli ka të drejtë të m...
Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar
Kurti u takua me kryeministrin e Kroacisë, diskutuan për rap...
Ushtria izraelite urdhëron banorët në disa zona të Bejrutit ...