Miratohet ligji, Franca heq nga përdorimi pjatat dhe gotat plastike

07:17 | 21 Shtator 2016
Arbresh.info

Nuk ka më piknikë në natyrë me pjata plastike! Kjo gjë është ndaluar në Francë me ligj. Dalin nga përdorimi, gjithashtu, gotat plastike të ujit apo të kafes.

Gjithçka bëhet në mbrotje të ambientit. Sigurisht që të gjitha bizneseve u është lënë një kohë për të hequr nga qarkullimi këto produkte dhe për t’i zëvendësuar me të tjerë.

Ligji që sapo ka hyrë në fuqi, (në fund të gushtit) është miratuar për të evituar përdorimin e 4.73 milion gotave plastike që prodhohen çdo vit në Francë. Urojmë të përhapet sa më shpejtë e njëjta pratikë!/living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme