Tashmë në WhatsApp mund të etiketoni miqtë tuaj

15:03 | 20 Shtator 2016
Arbresh.info

Në mediat sociale si Facebook, Twitter dhe Instagram dikush mund të përdorë simbolin “@” për t’ju etiketuar në fotot apo postimet e tyre. WhatsApp sapo ka sjellë të njëjtën veçori në versionin e saj beta.

Sapo të shtypni simbolin “@”, një listë emrash do të shfaqet për të zgjedhur cilin nga ato doni të etiketoni. Ajo punon vetëm në grupet e bisedave pasi në komunikimet individuale njoftimi vjen gjithsesi. Lista e emrave ofrohet nga ato që janë të përfshirë në grup, pra jo nga e gjithë lista e kontakteve në celularin tuaj.

Ajo punon gjithashtu me përdoruesit që nuk përfshihen në listën e kontakte, për shembull disa grupe në WhatsApp mund të përmbajnë një numër të cilin nuk e keni ruajtur në celularin tuaj. Është raportuar se tashmë cilësia ofrohet live në iOS dhe Android./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme