Agjensia Europiane e Hapësirës paraqiti një nga pamjet më të rralla të kapura ndonjëherë të objekteve qiellore, një hartë me dy milionë yje.
“Sateliti Gaia nga ku u mor edhe pamja, vizatoi qiellin me një precizion që nuk është arritur asnjëherë më parë,” thotë Alvaro Gimenez, drejtues shkencor i ESA (European Space Agency). “Zbulimi i sotëm na jep të dhëna të reja të cilat mund të ndikojnë në mënyrën se si ne e kemi kuptuar shpërndarjen e yjeve dhe lëvizjen e tyre në hapësirë.”
Sateliti Gaia u lançua në hapësirë në Dhjetor të vitit 2013 dhe të dhënat janë mbledhur gjatë 14 muajve të parë të operacionit hapësinor.
“Harta që po prezantojmë sot, tregon densitetin e yjeve të matur nga Gaia pemës gjithë qiellit,” thotë Timo Prusti, shkencëtar i projektit Gaia në ESA.
Përveç informacionit në lidhje me distancën nga njëri-tjetri, pozicionit dhe lëvizjeve të yjeve, sateliti ka matur gjithashtu konturet e yjeve që mund t’i ndihmojë shkencëtarët t’i analizojnë dhe t’i njohin më mirë strukturat e tyre./Arbresh.info.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel ...
Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli ka të drejtë të m...
Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar
Kurti u takua me kryeministrin e Kroacisë, diskutuan për rap...
Ushtria izraelite urdhëron banorët në disa zona të Bejrutit ...