Ekspozita “Dinastia Marubi – 100 vjet të studios fotografike shqiptare”, ka ngjallur interes të lartë tek publiku holandez.
Çelja e ekspozitës më 16 shtator, tërhoqi një numër të lartë vizitorësh, madje në disa raste nuk ka munguar as radha jashtë muzeut FOAM, ku janë shfaqur rreth 300 imazhe të përzgjedhura nga kuratorja e njohur Kim Noppers dhe Drejtori i Muzeut Marubi, Luçjan Bedeni.
Fotot e përzgjedhura nga FOAM, shfaqin një copëz të historisë së Shqipërisë përgjatë një shekulli, duke nisur nga viti 1856 (periudha osmane) deri në vitin 1959 nën regjimin komunist, ku përfshihen portrete të njerëzve nga shtresa të ndryshme, nga borgjezia tek më të varfërit, artistë, personalitete të shquara të kombit, natyrë, tradita, rite, zakone etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 27 Nëntor, ndërsa muzeu FOAM vizitohet nga rreth 210,000 mijë vizitorë në vit.
Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në Amsterdam mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës, cila e quajti këtë ekspozitë jo vetëm një faqe e pasaportës sonë kulturore, por mbi të gjitha një ftesë për të vizituar Shqipërinë, sepse, siç theksoi ajo: “pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur”.
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri