Javën e kaluar portali Arbresh.info, raportoi për punësimet e “dyshimta” të familjes Mehmetaj, në instutucione shtetërore.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryefamiljarit Gani Mehmetaj i cili përmes një shkrimi që ka dërguar në redaksinë e portalit i ka mohuar të gjitha faktet që ka paraqitur arbresh.info duke e lidhur madje këtë medium me organizata turke, gjë që nuk qëndron aspak.
Arbresh.info ka siguruar fakte edhe për punësimet e disa anëtarëve të tjerë të familjes së Gani Mehmetaj përmes nepotizmit, pas publikimit të pjesës së parë të shkrimit ku shtrohen “dyshimet” se ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka gisht në punësimin e Gani Mehmetaj, Ilir Gjocaj dhe Kastriot Mehmetaj.
Gani Mehmetaj, në reagimin e tij dërguar redaksisë është arsyetuar duke thënë se të punësuarit e familjes së tij janë pranuar në pozitat përkatëse vetëm përmes konkursit, pa ndihmën e Kujtim Shalës.
Mirëpo, siç kemi potencuar edhe në pjesën e parë të shkrimit, para se të emërohej Kujtim Shala ministër i MKRS-së, pozita në institucione shtetërore kanë pasur vetëm Haxhi Mehmetaj e Fatime Mehmetaj (vëllau dhe kunata e Ganiut) dhe Ilir Gjocaj (djali i motrës së Ganiut) i cili ishte emëruar menaxher i Kosovafilmit në vitin 2004.
Bashkëngjitur keni linkun e lajmit: Ekskluzive: Si mundësoi Kujtim Shala që 5 anëtarë të një familjeje të jenë pjesë e institucioneve shtetërore?
Mirëpo, pas emërimit të Kujtim Shalës në MKRS, Ilir Gjocaj merr edhe pozitën e dytë duke u emëruar anëtar i Këshillit të Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Megjithatë, Ilir Gjocaj, ishte përzgjedhur për menaxhimin e Kosovafilmit, një vit pasi Gani Mehmetaj ishte emëruar Drejtor i Kosovafilmit të atë kohë.
Përveq këtyre të punësuarve në familjen Mehmetaj, lista nuk përfundon këtu:
Anëtar tjetër i familjes Mehmetaj i punësuar në institucione shtetërore është edhe vajza e vëllait të Ganiut, Albana Mehmetaj.
Ajo, nga viti 2007 ka punuar si Bibliografe në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
Ndërsa, aktualisht është asistente e angazhuar e Kujtim Shalës në Degën e Letërsisë Shqipe të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Përveç Albanës, edhe vajza e Ganiut, Zanë Mehmetaj mban pozitë të rëndësishme të punës.
Zana është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në bazë të një konkursi të vitit 2011, në pozitën Asistente Ekzekutive, ndërsa në vitin 2013 është transferuar në pozitën Zyrtare e Lartë e Protokollit në Departamentin e Protokollit të Shtetit.
Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar për Arbresh.info se në vitin 2014, Zana Mehmetaj është transferuar në Departamentin për Organizata Ndërkombëtare në MPJ, në pozitën Zyrtare e Lartë për Këshillin e Evropës.
Përfitimet e familjes Mehmetaj nga ministri i MKRS-së, Kujtim Shala nuk përfundojnë me kaq.
Vëllai i Ganiut, Ali Mehmetaj, sipas një konkursi të MKRS-së të datës 15.01.2016, ka përfituar nga kjo ministri duke u favorizuar revista e tij përmes financimit.
Në konkursin që ka hapur MKRS më 15 janar të këtij viti për financimin e revistave letrare, njëri nga kriteret ka qenë që revista të jetë në vazhdimësi e botuar të paktën në dy vjetët e fundit.
Mirëpo, anëtarët e Këshillit të Librit dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, kanë shkelur Rregulloren duke mbështetur botimin e disa revistave që nuk janë botuar tash e disa vjet.
Pra, në ketë rast revista, “Verbi”, e cila nuk është botuar prej vitit 2009, u favorizua nga ana e Kujtim Shalës.
Revista “Verbi” me botues Ali Mehmetajn, edhe pse nuk ka plotësuar njërin nga kriteret, është përkrahur me 7 mijë euro./Arbresh.info.
I kërkuari nga Saranda kapet në Tiranë
8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje ...
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...