Edhe iPhone 7 ka një problem të madh (Video)

08:39 | 19 Shtator 2016
Arbresh Info

Përdoruesit e gjigantit Apple, që tashmë kanë në duart e tyre modelin e fundit të pajisjes iPhone, janë duke raportuar për një fishkëllimë dhe një zë të tmerrshëm që vjen nga telefoni i tyre i ri.

Bazuar në disa përdorues, telefonat iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus lëshojnë një zë të tmerrshëm kur janë duke luajtur loja apo në ndonjë aktivitet tjetër që është i rëndë për procesorin e telefonit, shkruan portali arbresh.info.

Pas raporteve për shpërthimin e Note 7 nga Samsung, zërat e çuditshëm që vijnë nga iPhone rrisin edhe më shumë shqetësimin për të metat e telefonave të mençur.

Kompania Apple ende nuk iu ka përgjigjur këtyre raporteve./arbresh.info

https://twitter.com/ismh/status/777149981421699072?ref_src=twsrc%5Etfw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme