Prishtina me projekte për nxitjen e leximit dhe shkrimit

11:01 | 5 Maj 2015
Arbresh.info

Shkollat dhe bibliotekat luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar dhe frymëzuar nxënësit për të lexuar dhe shkruar. Objektivi kryesor i një mjedisi të shkolluar është që të rrisë motivimin e literaturës dhe angazhimin e nxënësve për të lexuar dhe shkruar.

Lidhur me këtë qëllim, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Arbërie Nagavci, mbajti një takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prishtinës, për t’i informuar lidhur me projektin që ka për qëllim përmirësimin dhe avancimin e shkrimit dhe leximit në shkollat e Komunës së Prishtinës, thuhet nw njw njoftim tw Komunws sw Prishtinws.

“Një ndër synimet kryesore të DKA – së është që të shtohet interesimi i nxënësve për leximin dhe t’i pajisim shkollat me libra, respektivisht me tituj të ri. Kemi planifikuar shtimin e titujve të rinj të lektyrave që i lexojnë nxënësit. E gjithë kjo do të jetë një aktivitet i vazhdueshëm që synon ta rris interesimin për lexim. Fillimisht janë përzgjedhur 10 shkolla me numër më të madh të nxënësve, të cilat do të pajisen me nga 100 tituj të rinj”, tha drejtoresha Arbërie Nagavci, e cila shtoi se tashmë janë në përfundim e sipër procedurat tenderuese me qëllim të pajisjes së shkollave me titujt e rinj të librave.

Nagavci, gjithashtu, i njoftoi drejtorët e pranishëm se risi tjetër në shkollat e Komunës së Prishtinës do të jetë edhe formimi i këndeve të leximit, respektivisht hapësirave të hapura të përshtatshme në hollet e shkollave që do të shndërrohen në ambiente të këndshme për leximin e librave, ndërsa këtë projekt DKA do ta realizojë në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizimit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme