Një grup studentësh që kundërshtojnë funksionalizimin e kishës në kampusin universitar u kanë bërë ftesë të gjithë studentëve dhe profesorëve të UP-së që të hënën t’i bashkohen në nismën për funksionalizimin e kishës që është ndërtuar gjatë masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë, duke e kthyer atë në shërbim për studentët.
Studentët kanë krijuar një profil në facebook me emrin “Uniteti”, përmes së cilës u kanë bërë thirrje studentëve që të hënën në orën 12:00, të lexojnë në hapësirë e kishës, të bashkuar e në unitet, për Universitet.
“Një hapësirë brenda kampusit të universitetit tonë po rrezikohet nga e me politika jashtë universitare. Funksionalizimi i një objekti fetar, me gjithë vijimësinë e kundërshtisë nga studentët që nga fillimi i ndërtimit të saj, mbetet i papranueshëm për ne. Ne thellësisht besojmë se çdo cep i hapësirës universitare duhet të përdoret për të vetmet qëllime: nevojat e studentit, dijes e shkencës”, thuhet nga ata, që më tej shtojnë se “Hapësirat e universitetit duhet të përdoren nga studentët e për studentët”.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...