Në gala ceremoninë e ndarjes së çmimeve, drejtori i festivalit, z. David Reymonde Alboger-Hansen, duke ndarë çminim për filmin më të mirë ndërkombëtar, ka thënë: Çmimi i filmit më të mirë ndërkombëtar, shkon për filmin kosovar Agnus Dei të autorit Agim Sopi. Agnus Dei që ambientohet në kohën e luftës së Kosovës, padyshim është një film i mahnitshëm.
Një festë kinematografike që të ngazëllen, duke depërtuar thellë në mendjen dhe shpirtin e secilit shikues, duke udhëtuar nëpër historinë e shpirtit njerzorë nga antikiteti e deri në kohët e sotme të trazuara, përplotë lufta, krime e mizori. Dhe jo vetëm për këtë. Filmi Agnus Dei shpërblehet për inovacion kinematografik, për ndërtimin mjeshtror të përmbajtjeve kuptimore dhe estetike. Agnus Dei është një film i veçantë që i bënë nderë çdo kinematografie…’
Nga ana tjetër, regjisori Sopi, duke mos patur mundësi të udhëtoj në Logroño për të marr çmimet, përmes një prononcimi me Skyp-it, i është drejtuar publikut spanjoll në Cines Moderno me fjalët:…. ‘Jam i nderuar dhe shumë i lumtur që filmi im Agnus Dei ka fituar disa çmime të rëndësishme në Festivalin tuaj. Me këtë rast, dua të falenderoj gjithë ekipin e festivalit, jurinë e festivalit, dhe veçanrisht Davidin!
Me kujtohet se shkrimtari spanjoll Carlos Zafon ka thënë: Po të pikturoja edhe njëqindë vjet, nuk do të mund ta ndryshoj as edhe një presje të vetme nga brutaliteti, injoranca dhe mizoritë njerëzore. Duke qenë pjesë e këtyre mizorive gjatë jetës sime, kam mësua të vërtetën dëshpruese se arti pavarësisht fuqisë që ka, nuk mund ta ndryshoj botën, por megjithatë unë jam i bindur se arti mund të ndryshoj njerëzit të cilët do të jenë në gjendje ta ndryshojnë botën. Unë besoj thellësisht në këtë. Ju faleminderit!…
Agnus Dei, tashmë radhitë pas vetes 75 çmime ndërkombëtare, duke qenë pjesë e programeve zyrtare në më shumë se 160 festivale të ndryshme në të katër anët e globit. /kultplus