Është vetëm 16 vjeç, por fotografitë e tij duket sikur janë bërë nga një fotograf profesionist. Jannik Obenhoff kap peizazhe që të lënë me gojë hapur dhe falë talentit të tij ka rreth 330 000 ndjekës në Instagram.
Shumica e fotove janë bërë në Gjermani dhe Austri, por ka edhe pamje nga Italia.
“Më pëlqejnë fotot e natyrës sepse e adhuroj natyrën gjermane dhe alpet. Unë jetoj në alpe dhe mahnitem çdo ditë prej tyre”, thotë adoleshenti.
Jannik shpreson që së shpejti të vizitojë edhe Islandën, Kanadanë dhe Kinën, për të shtuar më tej koleksionin e tij të fotove të mrekullueshme.
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...