Edicioni i pestë i Festivalit të Filmit Shqiptar që mbahet në New York, do të nis sonte me shfaqjen e filmit “Krom”, i regjisorit Bujar Alimani.
Filmi është një bashkëprodhim i Kosovës dhe Shqipërisë. Më pas do të bëhet edhe një takim me aktorët e këtij filmi, në mesin e të cilëve luajnë edhe Kasem Hoxha, Frefjon Ruci, Klodjana Keco, Mirela Naska.
Një dramë njerëzore me një mesazh të qartë për shoqërinë shqiptare vjen përmes filmit të Bujar Alimanit. Filmi “Krom” ngjarjet i zhvillon në Bulqizë. Bulqiza një vend i njohur për minierat e kromit ndaj dhe regjisori ka zgjedhur ta quaj filmin Krom. Filmi i cili trajton një dramë familjare në një nga zonat e varfra edhe pse me pasuri të çmuara nëntokësore vjen i trajtuar me shumë delikatesë.
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...