Google ADS

I ‘vjedh’ policit 3 patate të skuqura, arrestohet gruaja

19:38 | 16 Shtator 2016
Arbresh.info

Rregulli i ri: Policëve nuk bën t’ia prekni patatet e skuqura.

Një grua nga Washington, D.C është arrestuar, pasi dyshohet se ajo vodhi tre patate të skuqura nga pjata e policit, transmeton arbresh.info.

‘Vjedhja’ ndodhi pasi dy gra ishin ulur afër policit në një restaurant dhe gjatë bisedës një nga gratë zgjati dorën dhe u shërbye me patatet e skuqura.

Pasi rrëmbeu të dytën, polici i tha asaj të ndalet.

“Në mënyrë shumë të sjellshme i thashë që mos ta bënte atë veprim përsëri, sepse unë mund ta arrestoja atë për vjedhje të ushqimit tim,” tha ai.

Por, gruaja ‘kokëfortë’ i tha: “Mirë atëherë, ju mundeni edhe të më burgosni”

Pasi e morri të tretën, ajo është arrestuar për për vjedhje të shkallës së dytë.

Raporti në polici është shënuar si ‘vjedhje e patateve të skuqura’./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme