Ferri mund të jetë në fakt “njerëzit e tjerë” – nëse ju jeni shumë të zgjuar.
Të paktën kështu thotë një studim i ri i publikuar muajin e kaluar në Gazetën Britanike të Psikologjisë.
Psikologët evolucionare Satasho Kanazawa nga Shkolla Ekonomike e Londrës dhe Norman Li nga Universiteti i Menaxhimit në Singapor kanë “gërmuar” për të ditur se cila është ajo gjë që na lehtëson jetën.
Ata përdorën atë që e quajnë “teoria savana e lumturisë” për të shpjeguar dy zbulime kryesore nga një analizë e një sondazhi kombëtar (15 mijë pjesëmarrës) me të rritur nga mosha 18 në 28.
Sipas studimit, njerëzit të cilët jetonin në zona më të populluara ishin më pak të kënaqur me jetën e tyre. Së dyti, sa më shumë lidhje sociale të kishte një person me miqtë e tij të ngushtë, aq më i lumtur ishte, – por me një përjashtim të madh. Për njerëzit inteligjentë këto marrëdhënie ishin të pakësuara apo nuk ekzistonin fare.
Kanazawa dhe Li dolën në përfundimin se njerëzit inteligjent ishin më pak të kënaqur me jetën nëse socializoheshin me miqtë e tyre më shpesh.
Carol Braham, studiese e Institutit Brookings, e cila merr në shqyrtim ekonominë e lumturisë, tha se ata që janë më të zgjuar, dhe dinë se si ta përdorin këtë zgjuarsi, kalojnë më pak kohë me të tjerët sepse janë tepër të foksuaur në qëllimet e tyre afatgjata.
Kjo përfshin një doktor që ka si synim të kurojë kancerin apo një shkrimtar që punon për një best seller etj.Një jetë sociale intensive i shpërqëndron ata nga qëllimet e tyre si dhe mund të ndikojë negativisht në kënaqësinë e tyre të jetës. /Oranews.tv
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...