Ndërkohë që shumë njerëz i përdorin dronët për të bërë gara apo edhe për të shpërndarë paketa postare, Freefly Systems kanë gjetur një mënyrë më argëtuese për përdorimin e tyre: sërfin.
Me ndihmën e Freefly ALTA 8, skuadra ishte në gjendje të ndërtonte një dron që tërhiqte një burrë me dërrasën e tij të sërfit pa pasur nevojën e skafit tradicional që e bentë më parë këtë.
Para se ta provonin atë në ujë, skuadra e provoi duke përdorur një skateboard. Megjithëse sërfisti ka nevojë për një shtytje gjatë nisjes për të fitur shpejtësinë e nevojshme për të mbajtur ekuilibrin, droni është i pabesueshëm gjatë gjithë pjesës tjetër të nisjes.
“Në fillim ishim pak skeptikë se si një dron, i një madhësie kaq të vogël mund të tërhiqte një njeri të rritur, por u befasuam nga rezultatet e provave,” thonë ndërtuesit e tij. Videoja është 100% e vërtetë dhe këtë javë do të publikojmë edhe një video me të gjitha prapaskenat gjatë filmimeve”.
Droni kushton 17,495 dollarë./arbresh.info
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel ...
Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli ka të drejtë të m...
Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar
Kurti u takua me kryeministrin e Kroacisë, diskutuan për rap...
Ushtria izraelite urdhëron banorët në disa zona të Bejrutit ...
Nuk do të dalin nga moda: Tapeta muri me lule për çdo shtëpi