Dr Brian Steixner MD, tregon se pacientja e tij e kishte një gjendje të rrallë të quajtur kloakë. Kjo ndodh në barkun e nënës kur tek një fetus femër nuk zhvillohen në mënyrë normale fshikëza, vagina dhe rektumi e si pasojë e kësaj nevojat fiziologjike dhe riprodhuese kryhen nga e njejta vrimë, transmeton lajmi.net
Gruaja kur ishte në moshë të re i ishte nënshtruar një operacioni standard për trajtimin e kloakës, por që kishte dështuar – kështu duke lidhur gabimisht mitrën e saj me rektumin.
Vite më vonë, ajo mbeti shtatzënë!
“Ne e dinim për gjendjen e saj, pasi e kemi monitoruar për rreth një dekadë, dhe pas testimit me rreze X, kemi vërejtur se kishte mbetur shatzënë nga seksi anal”, tregon Dr.Steixner.
Gjendja ngriti çështjen urgjente se a do të ishte e sigurtë lindja për të dhe fëmijen e saj pasi që tek ajo nuk mund të ndodhte një lindje normale vaginale. Kështu, ajo kishte një seksion C.
Megjithatë, Steixner thotë se ky rast nuk duhet të jetë shqetësues për gratë pasi është shumë i rrallë dhe ndodh një në një miliard gra e që është si pasojë e komplikimeve të fetusit në barkun e nënës.
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju