Basketboll në Alpe (Foto)

07:23 | 16 Shtator 2016
Arbresh.info

Ylli i basketbollit francez dhe i NBA, Tony Parker solli këtë sport në alpet zvicerane. Ish-kampioni i Europës në këtë disiplinë sportive ishte i pranishëm në një ndeshje basketbolli të luajtur në një fushë të krijuar në zonën e akullt të Aletsch, më e madhja në Alpet e vendit helvet.

Parker mbërriti në Aletsch me helikopter për t’u bërë pjesë e kësaj sfide ndaj një skuadre zvicerane.

“Ishte një eksperiencë e pabesueshme”, tha Toni Parker. “Ishte befasuese të luaje basketboll në lartësi të tilla i rrethuar mes borës dhe maleve. Ishte thjesht e mrekullueshme dhe unë do ta kujtoj këtë përgjithmonë”.

Vlen të theksohet se ndeshja e veçantë e basketbollit u luajt në një lartësi prej 3454 m mbi nivelin e detit.

1473937113_basket9 1473937063_basket1 1473937077_basket2 1473937081_basket3 1473937085_basket4 1473937089_basket5 1473937094_basket6 1473937101_basket7 1473937110_basket8

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme