Filmi ‘Home Sweet Home’ do të përfaqësojë Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar.
Në njoftim për media thuhet se filmi debutues i Faton Bajraktarit ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi ku luajnë aktorët e njohur si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi, pati premierën ndërkombëtare këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary.
“Ky film tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale. ‘Home Sweet Home’ është prodhim i kompanisë filmike ‘Cineproduction’ dhe ‘Arnel Production’ me producent Trim Musliu dhe Senad Abduli, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni”, thuhet në njoftim.
Ky është viti i tretë që Kosova propozon film për konsiderim për filmin më të mirë të huaj në Oscars.
Vitin e kaluar Kosova ka propozuar filmin ‘Babai’ të Visar Morinës ndërsa propozimi i parë ka qenë filmi ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja. Për më shumë në këtë fillim vit, filmi i shkurtër ‘Shok’ ka qenë i nominuar në kategorinë Best Live Action Short Film në Akademinë Oscars duke shënuar kështu herën e parë që një film kosovar nominohet për Oscar.
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...