Shteti islamik sot ka vazhduar ofensivën për të marrë kontrollin mbi disa pjesë të krahinës së Hasakah në verilindje të Sirisë, të cilat janë në kontrollin e luftëtarëve kurdë, sipas Observatoriumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Shteti islamik ka tentuar te hyj në krahinën Hasakah, e cila është rreth 40 kilometra nga kufiri turk. “Luftëtarët kurdë, të cilët ndihmohen nga milicia krishtere e Asirëve, vranë tetë xhihadistë”, tha Rami Abdel Rahman, drejtor i Observatoriumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, me bazë në Londër.
Ai shtoi se më herët në sulmet ajrore shteti islamik në qytetin e Tal Tamer në provincën Hasakah, vrau dy civilë.
Xhihadistët janë duke u përpjekur të krijojnë një korridor drejt kufirit me Irakun në afërsi të qytetit të Mosulit, i cili është nën kontrollin e tyre që nga qershori.
Që nga 23 shkurti kur u nisën drejt provincës Hasakah, anëtarët e shtetit islamik morën nën kontroll të paktën dhjetë vende në afërsi të Tal Tamera.
Xhihadistët në shkurt kanë rrëmbyer 220 Asirian, duke shkaktuar ikjen e mijëra anëtarëve të tjerë të atij grupi etnik nga krahina e Hasakah.
Para fillimit të konfliktit në Siri, në vitin 2011, në këtë vend kanë jetuar 30.000 Asirian, kryesisht në provincën e Hasakah.
Sulmet ajrore nga ushtria siriane në provincën e Hama vranë 26 xhihadistë./arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?