Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës sot do të hapet ekspozita “Metamorfoza e kujtesës”, e dy autorëve të njohur në skenën e artit bashkëkohor shqiptar, Lulzime Leka Mulaku dhe Zenun Sherifi.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se autorët janë profesorë të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, të cilët përfaqësojnë brezin e artistëve që filluan në mënyrë intensive me aktivitetet e tyre me shprehje vizuale në mes të viteve ’90.
Kuratorja e kësaj ekspozite, Jelldez Asani, për pikturat e Lulzime Mulaku thotë se: “Lëvizja e portreteve të deformuara, apo pamjet e trishta, torturuese e abstrakte, krijojnë emocione të fuqishme në komunikim me publikun”.
Ndërsa për autorin Zenun Sherifi, ndër të tjera, thekson se “Kësaj radhe krijon vepra që janë një zgjerim logjik i mendimeve për përcaktimin e produktit artistik”.
Kjo ekspozitë financohet dhe drejtohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës.
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera