Google ADS

Komisioni i UP-së nuk po e kryen punën e tij, studentët po presin çdo ditë

10:08 | 14 Shtator 2016
Arbresh.info

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj kohë kur një pjesë e studentëve të Universitetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’, kanë mbushur aplikacionin dhe kanë dërguar kërkesat e tyre për lirimin nga pagesa e semestrit, por ani edhe pse po bëhët gati gjysmë viti prej dorëzimit të tyre, më këtë çështje as që ka filluar të merret kush.

Komisioni për shqyrtimin e kërkesave të studentëve për lirimin nga pagesa e semestrave, nuk e ka filluar ende punën e tij.

Burime shumë të sigurta të Gazetës NewBorn, brenda rektoratit tregojnë, se komisoni shqyrtues i këtyre kërkesave nuk ka filluar të bëjë punën e tij, edhe pse kanë kaluar thuajse më shumë se pesë muaj kohë.

Siç mëson Gazeta NewBorn, brenda rektoratit, kjo procedurë nuk kërkon shumë punë për ta përfunduar, por neglizhenca e madhe e bënë të vetën.

Katër-pesë ditë, ose maksimalisht një javë duhet punë dhe kohë për ta përfunduar këtë proces, por një gjë e tillë nuk ka filluar të ndodh.

Gazeta NewBorn, ka tentuar të kontaktoi me kryetarin e Parlamentit Studentor, Musa Berishen, por kontakti më të ka qenë i pa mundur.

Pas kësaj, ne kemi dërguar e-mail edhe në Rektoratin e UP-së, për të marr përgjigjie për këtë çështje por as nga ky organ, nuk kemi marr ndonjë përgjigjie për këtë çështje.

Në anën tjetër studenti E.B i cili nuk ka dashur që ti përmendet emri ka thënë se pret çdo ditë publikimin e listave me studentët e liruar nga pagesa e semestrit.

”Që 5-6 muaj e kam dërgu aplikacionin për tu liruar nga pagesa e semestrit, deri tash asgjë nuk është publiku, as nuk kam informacion kur do të publikohet. Po pres sa ma shpejt”, tha ky student/Gazeta NewBorn/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme