Sot do të fillojë edicioni i gjashtë i festivalit Etno Fest që do të mbahet më datën 14-17 shtator 2016 në Etno kopmleksin e fshatit artistik Kukaj.
Qëllimi I këtij festivali është paraqitja e vlerave të Eposit të Kreshnikëve, monumentit më të madh të poezisë gojore shqiptare, pasqyrimi i veçorive të tij autoktone, si dhe dokumentimi i tij në UNESCO si vlerë sublime gojore e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit.
Sipas njoftimit, realizimi i tij mundëson që ky lloj i epikës gojore të studiohet dhe opinionit shkencor e kulturor të botës t’i ofrohet për pranim si pasuri e përbotshme dhe si e tillë të njihet si thesar botëror i kulturës.
“Duke e vlerësuar si pasuri të madhe kombëtare, ne shpresojmë se do të mbërrijmë që të dëshmojmë se epika legjendare shqiptare e llojit të kreshnikëve është një thesar botëror i kulturës dhe si e tillë, duke e marrë parasysh nismën e vitit 2009 nga epikologët shqiptarë të Prishtinës e të Tiranës, të regjistrohet në UNESCO dhe të konsiderohet thesar botëror i trashëgimisë etnokulturore”, ka thënë drejtori i festivalit, Fadil Hysaj.
Gjatë këtij festivali do të bëhet përurimi i 15 vëllimeve të projektit Eposi i Kreshnikëve në 5 shtete të Ballkanit, 2012-2016/
Bartës i projektit është Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës, ndërsa do të marrin pjesë edhe ekspertë të jashtëm nga universitetet më të mëdha botërore.
Ky projekt do të ketë rreth 88 bashkëpunëtorë terreni, dhe rreth 700 studentë. Festivali nis sot në orën 17:00.
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...