Lista e ngushtë për çmimin “Man Booker Prize for Fiction” të këtij viti , që nderon letrarët më prestigjioz në botë, përfshin gjashtë libra nga autorë që vijnë nga Britania, Kanadaja, Afrika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur sot, komisioni i ndarjes së këtij çmimi.
Të nominuarit për çmimin, në vlerë prej rreth 66,400 dollarë janë zgjedhur nga një listë e gjatë e 13 emrave, e cila ishte bërë e ditur në korrik, njofton KultPlus.
Librat në listën e ngushtë janë:
■ Autorja kanadeze Madeleine Thien-së me librin “Do Not Say We Have Nothing,” që bën fjalë për trashëgiminë e Revolucionit Kulturor në Kinë.
■ Shkrimtari amerikan Paul Beatty me librin “The Sellout”, një satirë mbi jetën e zezë në Shtetet e Bashkuara.
■ Autori kanadezo-britanik David Szalay me librin “All That Man Is,” një seri prej nëntë tregime lidhur me protagonistët meshkuj.
■ Shkrimtarja skoceze, Graeme Macrae Burnet për “His Bloody Project,” një thriller historik frymëzuar nga vrasje të shumta në shekullin e 19-të.
■ Romansierja britanike e lindur në Afrikën e Jugut, novelistja Deborah Levy për librin “Hot Milk”, një histori për një grua të re anglo-greke.
■ “Eileen,” romani debutues nga autorja amerikane Ottessa Moshfegh, që si temë bosht të rrëfimit, ka një grua të re që punon në një qendër paraburgimi për të mitur në vitin 1960 në Angli.
Nga e majta lart: Madeleine Thien, Paul Beatty, David Szalay, Ottessa Moshfegh, Deborah Levy dhe Graeme Burnet MacRae
Levy është e vetmja autore në listë që ka qenë e përzgjedhur më parë, në vitin 2012, për librin “Swimming Home”.
Autori xhamaikan Marlon James fitoi çmimin vitin e kaluar për librin epik të tij, “Një histori e shkurtër e shtatë vrasjet”.
Romancierët e kaluar që kanë fituar çmimin përfshijnë emrat kryesorë letrarë si Hilary Mantel, Ian McEëan, Salman Rushdie dhe Margaret Atwood.
Fituesi do të shpallet në një ceremoni që do të mbahet në Londër, më 25 tetor.
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania