Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit” (IÇP) për tremujorin e dytë (TM2) 2016.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie prej (-4.6 %), krahasuar me TM1 2016. Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-17.2%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-5.8%); prodhimi i pijeve (-1.3%); prodhimi i produkteve ushqimore (-0.4%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-0.3%); dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-0.3%).
Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (13.3%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (1.9%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (1.4%); grumbullimi, trajnimi dhe furnizimi me ujë (1.2%); prodhimi i makinerisë dhe i pajisjeve p.k.t (0.4%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0.3%); prodhimi i metaleve (0.2%) dhe prodhimi produkteve kimike (0.2%).
Ndërkaq, krahasuar TM2 2016 me TM2 2015 çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej (-5.4%). Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-16.5%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit) rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-12.9%); prodhimi i pajisjeve elektrike
(-0.7%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-6.4%); nxjerrja e xehes së metalit
(-4.3%); prodhimi i metaleve (-3.3%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse
(-1.5%); prodhimi i mobileve (-1.2%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-1.0%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.7%); dhe prodhimi produkteve kimike (-0.4%).
Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.6%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (2.1%); grumbullimi, trajnimi dhe furnizimi me ujë (1.2%); prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës (0.9%); prodhimi i pijeve (0.6%); dhe prodhimi i produkteve ushqimore (0.4%).
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...