“Fati ynë i keq që kemi zgjedhur besimin e gabuar”. Kështu iu ankua njëherë Hitleri arkitektit të tij, Albert Speer. “Pse duhet të kishim krishterimin, me butësinë dhe urtësinë e tij?”, kishte pyetur ai. Për liderin nazist, islami ishte “besimi i burrave” (Männerreligion) i pastër, po ashtu.
“Ushtarët e Islamit” shkonin në parajsën ushtarake, me “femra të bukura” dhe “lumenj vere”, “një parajsë të vërtetë tokësore”. Kjo, argumentoi Hitleri, i shkon më për shtat “temperamentit gjerman”, sesa “ndymjes çifute dhe marrëzisë së priftërinjve” të krishterë.
Historiani David Motadel i Universitetit të Kembrixhit shkruan në librin e tij “Islami dhe lufta e Gjermanisë naziste” se politika naziste ishte një nga “metodat më të fuqishme për të politizuar dhe instrumentalizuar islamin në historinë moderne”.
Hitleri e vlerësonte Presidentin e parë të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, për nënshtrimin e fesë ndaj shtetit, dëbimin e grekëve dhe masakrën ndaj armenëve. Motadel shkruan se gjatë Luftës së Dytë Botërore, myslimanët luftonin në të dy anët, por vetëm mes nazistëve dhe myslimanëve kishte një lidhje politiko-shpirtërore. Të dy grupet e urrenin demokracinë liberale, hebrenjtë dhe bolshevikët. Në prill 1942, Hitleri u bë udhëheqësi i parë evropian që deklaroi që islami është “i paftë të bëjë akte terrorizmi”.
Gjatë luftës, myslimanët e Ballkanit u përfshinë nga autoritetet naziste në listën e “popujve me racë të mirë në Evropë”. Udhëheqësi i arabëve palestinezë, Haj Amin al Husseini, Myftiu i Madh i Jerusalemit, rekrutoi disa mijëra të “myslimanëve gjermanë”, si vullnetarët e parë jo-gjermanë për të shërbyer si vullnetare në Schutzstaffel- in e Hitlerit (Trupat e mbrojtjes, SS). Në nëntor të vitit 1944, Himmler, komandanti i SS, dhe Myftiu i Madh krijuan në Dresden Shkollën Ushtarake të Imamëve nën kujdesin e SS. Pas përfundimit të luftës, disa nazistët myslimanë u arratisën dhe hynë në Qeverinë e Arabisë Saudite si këshilltarë.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren