Google ADS

Diskutohet për rëndësinë e financimit të arsimit në Kosovë

07:22 | 13 Shtator 2016
Arbresh.info

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e përkrahur nga GIZ sot  organizon konferencën e nivelit të lartë “Rëndësia e Financimit të Arsimit në Kosovë”, e cila synon të vë në pah rëndësinë e financimit efektiv të arsimit, si domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e arsimit si parakusht i zhvillimit ekonomik.

Sipas njoftimit për media, fjalën e hapjes në konferencë do ta ketë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ndërsa punimet e konferencës do t’i përshëndesin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe e ngarkuara me detyrë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, Christina Gehlsen.

Në konferencë marrin pjesë edhe drejtues të ministrive të linjës, ambasadorë të shteteve tjera, përfaqësues të Bankës Botërore, shoqërisë civile si dhe bashkëpunëtorë dhe ekspertë tjerë të rëndësishëm në fushën e arsimit./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme