Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e përkrahur nga GIZ nesër organizon konferencën e nivelit të lartë “Rëndësia e Financimit të Arsimit në Kosovë”, e cila synon të vë në pah rëndësinë e financimit efektiv të arsimit, si domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e arsimit si parakusht i zhvillimit ekonomik.
Sipas njoftimit për media, fjalën e hapjes në konferencë do ta ketë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ndërsa punimet e Konferencës do t’i përshëndesin Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe e ngarkuara me detyrë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Christina Gehlsen.
Në konferencë marrin pjesë edhe drejtues të ministrive të linjës, ambasadorë të shteteve tjera, përfaqësues të Bankës Botërore, shoqërisë civile si dhe bashkëpunëtorë dhe ekspertë tjerë të rëndësishëm në fushën e arsimit.
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...