Pavarësisht të gjithë frikës dhe paralajmërimeve për telefonat dhe rrezatimin e tyre, shumica prej nesh i mbajmë akoma telefonat në xhepin e pantallonave.
Por, një studim i ri paralajmëron se ka prova bindëse që meshkujt sidomos nuk duhet ta mbajnë telefonin në xhep. Pas rishikimit të 21 projekteve kërkimore, u konstatua se nëse mbahen telefonat për një kohë të gjatë afër organeve gjenitale, mund të shkaktojnë ulje të sasisë dhe cilësisë së spermës tek meshkujt.
Shumë hulumtues të shëndetit publik hezitojnë të thonë përfundimisht se celularët dëmtojnë spermën.
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Newcastle në Australi rishikuan 27 studime të ndryshme. 21 prej tyre tregonin një lidhje shkak-pasojë midis rrezatimit të celularëve dhe dëmtimit të spermës.
Ekspozimi ndaj telefonave mobilë, sipas këtyre studimeve, shkaktonte 8% ulje të lëvizshmërisë së spermës dhe 9% të qëndrueshmërisë së saj.
Dr. Joel Moskowitz, profesor tek Shkolla e Shëndetit Publik UC Berkeley, shpjegoi për Daily Mail se ky studim i ri është një hap i rëndësishëm për të kuptuar rreziqet që na vijnë nga telefonat. Vetëm para një dite ai na paralajmëroi për ndikim shkatërrues që kanë kufjet pa tel në shëndetin e njeriut.
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...