A është kjo puna më e çuditshme që keni dëgjuar?

01:58 | 12 Shtator 2016
Arbresh.info
Një kompani birrash në Irlandë ka shpallur një vend të lirë pune në gazetë dhe kjo ka habitur shumë njerëz.
Kompania ka kërkuar një punëtor në rolin e shijuesit të birrave.

Sipas BBC, personi i punësuar do të shijoj rreth 40 lloje të birrave së paku një herë në muaj, transmeton lajmi.net

“Trajnimi bëhet nga kompania, por kërkohet një person i cili i njeh mirë shijet dhe që i pëlqen birra”, shprehet pronari i kompanisë.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, kishte rreth 137 aplikantë nga të cilët vetëm një numër i vogël i plotësonin kërkesat e kompanisë.

“Unë nuk mund t’i njoh disa shije, prandaj më duhet një njeri që mund ta bëjë këtë. Deri më tani vetëm afër 10% e aplikantëve mund t’i nënshtrohen trajnimit”, shprehet pronari.

Personi i cili fiton këtë vend pune, nuk do të paguhet me para. Ai do të transportohet me taksi dhe do të ketë ushqimin në fund të orarit të punës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme