Në shikim të parë, duket se ky lypsar dëshmon pabarazinë sociale që ekziston në Britani të Madhe. Ndaj, shoferët e makinave zgjatin duart dhe i japin para burrit me paterica që tërheq zvarrë ‘këmbën e deformuar’.
Por, pak çaste më vonë, ky mashtrues që besohet të jetë nga Bullgaria, shihet duke ecur normal, teksa mban në dorë një gotë me kafe.
Dëshmitarët thonë se ai ia ka dhënë shkopin metalik ‘kolegut’ të tij dhe se vet është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas burimeve të pakonfirmuara, ai i përket një rrjeti mafioz të lypsareve mashtrues, të cilët kërkojnë lëmoshë nëpër pjesët më të pasura të kryeqytetit britanik.
“Ai ia dha patericën tjetrit dhe e drejtoi këmbën menjëherë. Sikur të mbaronte turnin dhe t’ia dorëzojë detyrën dikujt tjetër”, citohet nga mediat lokale një dëshmitar.
Policia ka konfirmuar se e ka identifikuar këtë njeri, duke thënë se ka ardhur nga një pjesë e Evropës që të punojë për një afat të shkurtër kohor.
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?