Google ADS

Vdes pasi nuk i hapet parashuta në kërcimin nga qielli

16:11 | 11 Shtator 2016
Arbresh.info

Një grua vdiq pasi nuk arriti ta hapë parashutën gjatë një kërcimi nga qielli në Anglinë veriore, ka njoftuar policia.

Ekipet e shpëtimit nxituan në vendin e ngjarjes ku u mbyt 49 vjeçarja. Ngjarja ndodhi në Shotton Colliery, njofton CNN, transmeton Express.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se ajo vdiq për shkak se parashuta e saj kishte një defekt dhe nuk i hapej derisa ajo ishte në qiell.

Muajin e kaluar, dy persona kishin vdekur në pjesën e Karolinës veriore për shkak të defekteve me parashutë, të cilët gjithashtu nuk arritën t’i hapnin parashutat e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme