Ky gjurmues tregon pozicionin tuaj në Google Maps

14:13 | 11 Shtator 2016
Arbresh.info

Gjurmuesi Remora është një pajisje që përdor celularin për të paraqitur në kohë reale pozicionin tuaj në Google Maps, në mënyrë që dikush ta ketë të lehtë t’ju gjejë nëse ju po shëtisni në vende të pashkeluara, apo thjesht keni humbur rrugën në një vend të panjohur.

remora_kid-720x720

Kjo është pajisja ideale për ata që pëlqejnë të eksplorojnë në terrene malore dhe të rrezikshme. Ajo do t’i sigurojë që nuk do të humbasin asnjëherë. Përveç kësaj Remora është e pajisur edhe me një ndesor përplasjeje që nëse detekton rënie të shpjetë apo përplasje, dërgon menjëherë një njoftim në kontaktet e emergjencës nga celulari.

Gjurmuesin mund t’ia jepni fëmijëve apo ta vendosni tek kafshët tuaja shtëpiake. Nëse ato humbasin, ndizni celularin dhe do ta gjeni menjëherë pozicionin e tyre në hartë, madje edhe shpejtësinë me të cilën po lëvizin.

remora_pet-720x720Gjurmuesin mund ta gjeni në Kickstarter dhe ta porositni me një çmim prej 79 dollarë. Shpërndarjet do të fillojnë në muajt e parë të 2017.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme