Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të importit për tremujorin e dytë të këtij viti, ku theksohet se indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 0.7%, krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.
Megjithatë, sipas ASK-së, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej -3.9 %.
Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0.7% në TM2 2016, krahasuar me TM1 2016. Ngritja më të mëdha e çmimeve sipas sektorëve ishte te: produktet minerale 5.8 %; shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 3.2%; metalet bazë dhe artikujt e tyre 1.9%; artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 0.8%; letrat dhe artikujt e saj 0.5%; druri dhe artikujt e tij 0.2%; dhe lëkurat dhe artikujt e saj 0.1%. Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore -3.7%; vajrat ushqyese -3.5%; tekstili dhe artikujt e tekstilit -3.4%; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre -1.6%; këpucët -1.4%; artikujt e ndryshëm të prodhuar -0.7%; instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës -0.5%; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike -0.4%; dhe produktet e industrive kimike -0.4%”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, krahasuar tre mujorin e dytë të vitit të kaluar, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -3.9%.
“Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale -17.3%; metalet bazë dhe artikujt e tyre -7.0%; shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve -5.7%; tekstili dhe artikujt e tij -3.6%; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike -2.4 %; artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit -1.3%; mjetet e transportit -0.4%; instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës -0.3%; dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar -0.2%.Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese 7.9%; produktet bimore 4.7%; druri dhe artikujt e drurit 3.1%; produktet e industrive kimike 1.2%; këpucët 0.6%; artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 0.4%; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 0.1%; dhe letrat dhe artikujt e saj 0.1%.
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...