Shkolla e Hajvalisë mbushet me ujë sa herë bie shi (VIDEO)

20:43 | 9 Shtator 2016
Arbresh.info

Pjesë të shkollës “Afrim Gashi” në Hajvali të Prishtinës, janë rrethuar me shirita sepse tash e sa ditë, aty po pikon ujë.

Kjo për shkak se ka rënë një pjesë e pullazit e ndërtuar nga plastika e fortë.

Ndërsa tani, kur moti është i ligë e bie shi, dyshemeja mbushet me ujë.

Për këtë gjendje të shkollës, së ndërtuar vetëm 4 vjet më parë është e njoftuar Komuna e Prishtinës.

Vetë drejtori i shkollës nuk ka dashur të flasë për këtë situatë, por në drejtorinë për investime kapitale në Komunën e Prishtinës po e pranojnë se janë në dijeni për telashet që i ka ky institucion arsimor në kryeqytet, mirëpo ka qenë e pamundur të ndërhyjnë menjëherë për ta rregulluar.

Por Adonis Tahiri, zëdhënës i Drejtorisë për Investime Kapitale në Prishtinë, ka thënë se pullazi i kësaj shkolle do të rregullohet shpejtë./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme