Ndryshe nga shumica e telefonave të brendeve të njohura kineze, Vivo X5 Pro rrallë që është pjesë e kryetitujve. Por, kur telefonat e kompanisë prekin titujt kryesor atëherë sigurisht që është fjalë për diçka të madhe. Përveç që është kompania me telefonin më të hollë në botë, Vivo tani sjell në telefonin X5 Pro një kamerë frontale që është në gjendje të grumbulloj së bashku imazhe në një interpolar me 32 megapiksel. Për më shumë, Vivo ka vendosur një kornizë metalike të rrumbullakët me ekran të lakuar, që i jep pajisjes X5 Pro një pamje të veçantë.
Me një procesor Snapdragon 615 Soc, 3GB RAM, 6 inç ekran dhe një bateri të mrekullueshme prej 3500mAh, X5 Pro ofron një performancë me arkitekturë 64-bit. Megjithatë, nuk është kjo pjesa më e rëndësishme, kompania është duke punuar në një skaner të retinës si një opsion shtesë për siguri. Vivo dëshiron që ky funksion për skanim të syrit të jetë një zgjedhje e mahnitshme ndaj leximit të shenjave të gishtave, funksion që tani e bartin shumë pajisje.
Kompania Vivo do të prezantojë dizajnin, kamerën dhe funksionin për skanim të syrit e pajisjes Vivo X5 Max në një eveniment që pritet të mbahet brenda muajit./arbresh.info
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...