Administrata Federale e Aviacionit (FFA), të Martën i këshilloi të gjithë udhëtarët të mos e ndiznin apo karikonin telefonin e tyre Samsung Galaxy Note 7 ndërkohë që ishin në bordin e avionit, nga frika e ndonjë shpërthimi ose zjarri të mundshëm.
“Për shkak të incidenteve dhe shqetësimeve të shprehura së fundmi mbi Galaxy Note 7, Administrata Federale e Aviacionit i udhëzon rreptësisht të gjithë pasagjerët që të mos e karikojnë, as të mos e ndezin atë në bordin a avionit dhe të mos e vendosin gjithashtu në valixhet e tyre,” tha FFA në një deklaratë.
Po të Martën, Australia ndaloi përdorimin e këtyre telefonave gjatë kohës së fluturimit për pasagjerët, në përgjigje të rritjes së sigurisë gjatë udhëtimit.
Samsung nuk iu përgjigj ftesës mbi një koment për këtë./arbresh.info
Nuk do të dalin nga moda: Tapeta muri me lule për çdo shtëpi
Ford thuhet se ka filluar prodhimin serik të Capri-t të ri t...
Shenjat që tregojnë se je duke humbur veten për të bërë të t...
Përfitimet e të menduarit pozitiv dhe si ta praktikojmë atë ...
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton dro...
Peci u kërkon debat ish-ministrave të Bujqësisë, synon t’i k...