Google ADS

Nënshkruhet marrëveshja për transportin rrugor ndërkombëtar me Bullgarinë

10:34 | 9 Shtator 2016
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku, së bashku me një delegacion të fushës së Transportit Rrugor, të udhëtarëve dhe mallrave, po qëndrojnë në Sofie të Bullgarisë me ftesë të homologut të tij, ministrit të Qeverisë së Bullgarisë, Yvaylo Moskovski.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se delegacioni kosovar i udhëhequr nga ministri Zharku nënshkruan marrëveshjen e re për ndryshimin e funksionimit të Transportit Rrugor Ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave në mes Kosovës dhe Bullgarisë. Me këtë rast shfuqizohet marrëveshja e më hershme e nënshkruar më 27 qershor 2011.

“Marrëveshja e re rregullon transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve për transportin bilateral, transit me vendet e treta dhe ka për qëllim avancimin e tregtisë dhe të marrëdhënieve ekonomike, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve, shfrytëzimin racional të energjisë, shtimin e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se kjo marrëveshje është mbështetur në ndryshimet e infrastrukturës ligjore të vendeve respektive, e cila ka të bëjë me rregullimin e çështjeve të pagesave rrugore dhe shfrytëzimin e rezervuarve të karburanteve normale të automjetit, të cilat janë ndërtuar nga prodhuesi dhe janë të destinuara për ngasjen e automjetit dhe funksionimin e mjetit motorik, që ndërlidhen me aktivitetet e transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, ndërmjet palëve kontraktuese, respektivisht Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bulgarisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme