Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka bërë publike rezultatet e afatit të gushtit të provimit të Maturës Shtetërore, sipas të cilave pragun e kalueshmërisë e kanë arritur 3.873 maturantë (60.01 përqind) nga 6.454 sa i janë nënshtruar këtij provimi.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës Azem Guri ka bërë të ditur se provimin e kanë paraqitur rreth 8.500 maturantë, por në testim kanë marrë pjesë vetëm 6.454 dhe prej tyre kanë arritur pragun e kalueshmërisë 60.01 përqind, ndërsa 2.581 maturantë mbetet të provojnë njohuritë e tyre në vitin e ardhshëm.
Guri tha se KShM e vlerëson të suksesshëm organizimin e administrimit të Provimit të Maturës në të dyja afatet dhe theksoi se këtë vit është vërejtur një vetëdijesim më i lartë i të gjithë akterevë të përfshirë në këtë proces, gjë që ka bërë që të mos paraqiten probleme që do ta dëmtonin këtë proces të rëndësishëm.
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll