Kosova ishte mbrëmë prapë temë e mediave të huaja pozitivisht, për shkak të prezantimit zyrtar të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.
Kompania e telefonisë mobile IPKO ka njoftuar se në eventin për prezantimin e gjeneratës së më të re të iPhone u tha se iPhone 7 do të vijë në Kosovë, para shumë shteteve tjera të rajonit, duke përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë. Në Kosovë, IPKO është përfaqësuesi ekskluziv i kompanisë më të madhe amerikane.
IPKO e ka vendosur Kosovën në krye të hartës së shteteve ku do të lansohet iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus zyrtarisht, ndërsa dihet se ngjarja e madhe e lansimit të secilit model të ri të iPhone nga Apple, shënohet si ngjarja kryesore e javës në botë, sepse me miliona njerëz e përcjellin atë online, dhe shumica e mediave të botës raportojnë për secilin version të ri të telefonit të Apple./arbresh.info.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...