Pas fitimit në fushën e telekomit në Indi, ku Jio ofronte thirrje video falas duke zvogëluar kostot, aplikacionet Jio tani kanë mundur edhe shërbimet e mesazheve si WhatsApp dhe Facebook në Google Play Store.
Në krye të 10 aplikacione më të shkarkuara nga Google Play store në Indi, shtatë nga ato janë nga familja e Jio. WhatsApp renditet i treti, ndërsa Facebook i 12-ti.
Aplikacioni MyJio ishte i pari në listë ndërsa JioCinema i dyti. JioTV në vend të katër, JioNet në të pestin, JioJoin në të gjashtin dhe JioMusic në të shtatin, të ndjekur përsëri nga programet e të njëjtit emër. Ndërkohë që MyJio numëron 10 milionë shkarkime gjithsej, aplikacionet e tjera kanë rreth 1 milionë shkarkime, raporton krokodili.com
Jio ka linçuar një aplikacion tjetër të quajtur AJIO ku mund të realizohen blerje online. Aty ofrohen veshje, aksesorë dhe bizhuteri nga më shumë se 200 marka të njohura Indiane./arbresh.info
Ford thuhet se ka filluar prodhimin serik të Capri-t të ri t...
Shenjat që tregojnë se je duke humbur veten për të bërë të t...
Përfitimet e të menduarit pozitiv dhe si ta praktikojmë atë ...
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton dro...
Peci u kërkon debat ish-ministrave të Bujqësisë, synon t’i k...
Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëk...