Google ADS

Sa kohë u nevojitet fëmijëve për të kuptuar se u janë ndërruar prindërit?

07:27 | 8 Shtator 2016
Arbresh.info

Shumë të rinjve u është përsëritur herë pas here nga prindërit që të heqin nga dora pajisjet elektronike kur janë në tavolinën e ngrënies. Por prindërit do të shokohen akoma edhe më tepër nëse mësojnë se për fëmijët ata nuk janë fare aty, derisa t’u shkëputet interneti.

Një video-eksperiment është realizuar tek disa fëmijë ndërsa janë ulur në tavolinën e ngrënies dhe me sytë në ekranin e tabletave të tyre.

E ndërsa ata luajnë lojën e tyre, familjarët e tyre ndërrohen me persona të tjerë, madje në një rast “babai i ri” hyn me një palmë në dorë, por fëmijët vijojnë të luajnë.

Në shtëpi të tjera janë shkëmbyer vëllezërit e motrat e tyre, apo edhe objekte të tjera, por sërish fëmija me tabletin në dorë nuk shkëputet nga loja e tij.

Por çfarë ndodh nëse atij i shkëput internetin, reagimi i tyre kur shikojnë se ka diçka që nuk shkon me familjen e tij është më tepër se qesharak. 

https://www.youtube.com/watch?v=sWu7ObIRjlg

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme