Emrat e të paktën 800 mijë përdoruesve të regjistruar në faqen pornografike Brazzers janë bërë publikë nga një grup piratësh kibernetikë.
Të dhënat besohet se janë siguruar nga një boshllëk sigurie mes faqes Brazzers dhe forumeve të lidhura me të, ku përdoruesit diskutojnë për aktorët dhe skenat e preferuara.
Hakerat kanë mundur të sigurojnë emrat e përdoruesve, adresa të postës elektronike dhe fjalëkalimet.
Sipas faqes Motherboard, të dhënat besohet se janë vjedhur që në vitin 2013, por vetëm tani janë publikuar prej hakerave.
Vetë kompania Brazzers ka reaguar duke deklaruar se përforcoi sigurinë në faqe dhe forumet e lidhura me të.
Nuk do të dalin nga moda: Tapeta muri me lule për çdo shtëpi
Ford thuhet se ka filluar prodhimin serik të Capri-t të ri t...
Shenjat që tregojnë se je duke humbur veten për të bërë të t...
Përfitimet e të menduarit pozitiv dhe si ta praktikojmë atë ...
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton dro...
Peci u kërkon debat ish-ministrave të Bujqësisë, synon t’i k...