Vdes gruaja që bëri transplantin e parë të fytyrës në botë (Foto)

18:32 | 6 Shtator 2016
Arbresh.info

Gruaja e cila ka bërë transplantin e parë të fytyrës në botë ka vdekur më shumë se një dekadë pas operacionit që konsiderohet si një ndër më të pazakontë.

Isabelle Dinoire, 49 vjeçare i është nënshtruar dy llojeve të kancerit pasi kishte marrë ilaçe imunonxitëse.

Dinoire nga Franca veriore në nëntor të vitit 2005 ka habitur botën pasi kishte vënë një hundë të re, gojën dhe mjekër, operacion ky i cili është kryer  në spitalin Amiens.

Zyrtarët e spitalit sot kanë konfirmuar se ajo ka vdekur më 22 prill pas një sëmundjeje të gjatë, por thanë se vdekja e saj është mbajtur e qetë për të mbrojtur privatësinë e familjes së saj.

Pasi kishte marrë një mbidozë të hapave të gjumit, Dinoire është zgjuar në mëngjes e mbuluar me gjak në shtratin e saj pasi ishte shpërfytyruar nga qeni i saj.

Qeni me sa duket e kishte gjetur pa ndjenja atë, dhe duke u përpjekur që të zgjojë atë, e kishte kafshuar në fytyrë.

Lëndimet në gojën, hundën dhe mjekrën e saj ishin ekstreme.

Kur ajo ishte përpjekur që të ndizte cigaren kishte zbuluar se tiparet e fytyrës së saj po i mungonin, transmeton Klan Kosova.

03e98f750000044d-3776172-pictured-here-at-the-first-press-conference-following-her-operat-m-37-1473176378991_1473178836-3531255 37fa0e5500000578-3776172-image-m-32-1473176065450_1473178834-2947092 039b712c0000044d-3776172-image-a-18-1473174201797_1473178838-2237220 03aa9c880000044d-3776172-image-m-27-1473175269069_1473178840-3430614 03b4ad4c0000044d-3776172-image-m-29-1473175294771_1473178842-4367927

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme