Në Deçan sot fillon edicioni i radhës i Festivalit gjithëkombëtar të folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve legjendarë Dervish Shaqa dhe Demush Neziri.
Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe zgjatë deri më 06 Maj.
Në Festival do të marrin pjesë grupet dhe shoqëritë folkloristike që nga Saranda, Vlora e Gjirokastra, nga Shkodra, Plava e Gucia, nga trojet shqiptare në Maqedoni e Luginën e Preshevës, dhe nga gjithë Kosova.
Festivali fillon sot pasdite në qendër të Deçanit me defilenë festive.
Po ashtu, në kuadër të veprimtarive artistike do të bëhet edhe promovimi i librit ”Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë ’’, të autorit Faton Mehemetaj.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...