Agjencia Kosovare e Privatizimit mori vendim që në pronën e ndërmarrjes shoqërore “Podrima” të ndërtohet një objekt i përkohshëm “Teatri Veror” në Hoqën e Madhe.
Kjo është bërë me kërkesë të komunës së Rahovecit.
Në këtë mbledhje që është kryesuar nga Petrit Gashi është diskutuar edhe për të gjeturat e Auditorit të brendshëm dhe të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Po ashtu Bordi i Drejtorëve diskutoi për ndërmarrjen shoqërore “Trepça” nën administrimin e AKP-së, e cila trajtohet me prioritet nga ana e Agjencisë dhe konsiderohet me rëndësi të veçantë për ekonominë e Kosovës dhe në këtë kuadër Bordi u informua nga menaxhmenti për aktivitetet në këtë ndërmarrje dhe shqyrtoi raportin mujor të punës.
“Bordi, në vazhdën e vizitave të punës u pajtua që në ditët në vazhdim të vizitoj Trepçën, njësinë në veri të Komunës së Mitrovicës”, thuhet në komunikatë lëshuar nga AKP. .
Gjatë kësaj mbledhje Bordi shqyrtoi dhe e aprovoi marrëveshjen e rishikuar në mes AKP-së dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për sa i përket procesit të shpërndarjes së pjesës së 20 përqindëshit për ish punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe ndihmën në hartimin e listave të punëtorëve legjitim përfitues.
Gjithashtu Bordi u njoftua me raportin përfundimtar të Autoritetit të Likuidimit për ndërmarrjen shoqërore KB Xhafa, i cili do ti dorëzohet Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovim.
Bordi po ashtu aprovoi rekomandimin e Autoritetit të Likuidimit për marrëveshjen e re të qirasë së aseteve të NSh-së me Federatën e Futbollit.
Veç kësaj aprovoi edhe dhënien me qira të asetit të NSh “Ereniku-Industria”, në vendin e quajtur Piskotë, në përputhje me procedurat dhe metodologjinë për përcaktimin e çmimit të qirasë që parashihen me Rregulloren për qiradhënie.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...